Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka deklaruar sot se “refuzimi i qartë dhe i përsëritur i zgjidhjes me dy shtete nga qeveria izraelite është i papranueshëm”, pasi ai bëri thirrje për më shumë akses në ndihmë në të gjithë Rripin e Gazës.
“E gjithë popullsia e Gazës po përballon shkatërrimin në një shkallë dhe shpejtësi të pa dëshmuar në historinë e viteve të fundit”, tha Guterres në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Asgjë nuk mund të justifikojë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”, theksoi ai.
Ai i tha këshillit se situata humanitare në enklavën palestineze ishte “e tmerrshme” dhe se “populli i Gazës jo vetëm që rrezikon të vritet ose të plagoset nga bombardimet e pamëshirshme, por gjithashtu ka një shans në rritje për t’u prekur nga sëmundje infektive si hepatiti A, dizenteria dhe kolera”.