Kryetari i PD, Lulzim Basha ka takuar në KiE, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, Nikollë Camaj.
Basha shprehet se sfidat e sigurisë e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon
Reagimi i plotë
Kënaqësi të takoja Nikollë Camajn, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi në Strasburg në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sfidat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon.