Çollaku ka folur pas mbylljes së seancës plenare në Kuvend.
Ai u shpreh se format e zgjedhura nga opozita për bllokimin e jetës normale të Kuvendit po kthehen në bumerang, ndërsa shtoi se do tentohet dialogu brenda llojit për të vijuar me aksionet e radhës.
“Kjo e sotmja, seancë anormale, anormalitet që në mendimin ton ë dëmton në thelb opozitarizmin dhe debatin. Mazhoranca kaloi për 5-6 minuta 4 -5 ligje shumë të rëndësishme siç është edhe tema sensitive e diasporët. Nuk mund më të parashtrojmë alternativën tonë.
Në çdo mënyrë kjo po kthehet në komoditet për mazhorancën që të kalojë çdo ligj.
Duke bllokuar Parlamentin, e vetmja gjë që bëjmë është që bllokojmë veten dhe oponencën ndaj mazhorancën.
Ram nuk ka asnjë problem dhe siç ka kaluar çështje madhore si buxheti apo marrëveshja me Melonin, i kalon pa patur asnjë debat e oponencë. Pavarësisht qëllimit të mirë, kjo po shkon në një alibi për mazhorancën. Do vijojmë të tentojmë dialog brenda llojit. Mbështesim zërat racionalë”, tha ai.