Komisioni i Reformës Zgjedhore që pritet të mblidhet ditën e sotme, duket se do të jete sërish objekt i bllokimit të deputetëve të opozitës.
Deputetët e grupit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kanë ripërsëritur skenarin e herë së kaluar, duke bllokuar sallën ku do zhvillohet komisioni i reformës zgjedhore.
Edhe në mbledhjen e kaluar u realizua i njëjti skenar, Damian GJiknuri, bashkëkryetari i PS dhe anëtarët socialist nuk janë lejuar të ulen në sallën e mbledhjes.
Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj dhe deputetët e grupit të Bashës nuk u paraqitën në mbledhje.
Ditën e djeshme 47 deputetë të grupit të Gazment Bardhit i kanë kërkuar Lindita Nikollës që të caktojë si bashkëkryetarin e opozitës, Oerd Bylykbashin, ndërkohë që grupimi i Bashës të ketë një përfaqësues.