Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve dhe deputetëve të opozitës, duke rrëzuar disa nene të ligjit shtrëngues të qeverisë për studentet e mjekësisë, që lidhen me afatet e mbajtjes së diplomës.
Një ditë pas vendimit për studentët e mjekësisë, këta të fundit kanë dalë sot në një deklaratë ku shprehen se janë gati të mbushin sheshet nëse e drejta e tyre cënohet.
“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma.
Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet”, deklaroi njëra prej studentëve, në emër të tyre.