“Rama nuk beson në asnjë ide politike”, Kulluri: Ja si PS ndikoi në zbehjen e PD

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me perceptimin e qytetarëve mbi spektrin politik të majtë e të djathtë.

Përgjigjet treguan se Edi Rama dhe Partia Socialiste në sytë e qytetarëve janë më të majta sot se dy vjet më parë, dhe e njëjta gjë vihet re edhe për liderët e tjerë të Partisë Demokratike dhe partive të opozitës të zhvendosur në ekstremin e kundërt, atë të djathtë.

Sipas Kullurit, PS me Ramën në krye është kthyer në një parti të majtë relativiste, që gjendet mes socialdemokracisë dhe liberalizimit.

Përballë kësaj të majte, theksoi Kulluri PD nuk diti të sillej si të gjitha partitë e djathta në Evropë dhe SHBA, të shkonte drejt një konservatorizmi modern.

“Pas 2009 filloi një zbehje, kriza e qeverisjes së PD filloi ta zbehet identitetin politik. Ka një kontribut të madh të Ramës që ka të bëjë me formimin e tij, që është relativist. Rama është një njëri që nuk beson në ndonjë ide politike. Dhe nga ana tjetër, në momenti që PS me Ramën është kthyer në relativizëm të pastër, këtu ka çeduar keq PD se përballë një partie të majtë relativiste, PD nuk bëri atë që duhet të bënte çdo parti e djathtë në Evropë dhe SHBA, të shkonte te një konservatorizëm modern. Kjo qasje ka bërë që të shuhet debati ideologjik, vetë liderët nuk kanë dhënë mesazhin e duhur, pse unë jam i majtë apo i djathtë”, tha Kulluri.

Artikulli paraprakPD, Enriketa Papa: Pikëpyetje mbi arsyen e prishjes së ndërtesës së ish-kinema “Dajtit!
Artikulli tjetërLlabani: Dumani ka lënë të kuptohet që do ta thërrasë Ramën për ta pyetur për çështjen McGonigal