Seria A/ Atalanta e Gjimshitit mposht Udinezen dhe kap zonën e Champions-it

Atalanta e ka mbyllur pozitivisht javën e 22-të në Seria A, pasi skuAdra e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka fituar në shifrat 2-0 përballjen me Udinezem Gjimshiti edhe në këtë takim u tregu lider në prapavijën e bergamaskëve, duke e luajtur të plotë sfidën.

Suksesi i Atalantës u vendos që në pjesën e parë, ku u shënuan dy golat e sfidës. Ish-mesfushori i Milanit, Çarles De Ketelaere duket se ka rilindur me kalimin te Atalanta, pasi belgu ishte protagonist me asistent e tij te të dy golat e shënuar. Rezultati i takimit për Atalantën u zhbllokua në minutën e 33-të ku shënoi Aleksej Mirançuk. Ndërsa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Skamaka dyfishoi për zikaltërit.

Pas 21 ndeshjes të luajtura Atalanta ka grumbulluar 36 pikë dhe provizorisht mban venin e katërt në renditje duke hyrë në zonën Champions. Ndërsa Udineze ka 18 pikë dhe noton në urët e turbullta, ku rrezikon qëndrimin në Seria A.

Artikulli paraprak“Shqipëria i vetmi vend në Evropë që pronari nuk i gëzohet pronës së vet”/ Basha: I qëndroj angazhimit tim dhe të PD-së për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e pronës
Artikulli tjetërMe bashkatdhetarë në Michigan…