Diabeti është një sëmundje e rëndë që rrezikon në shumë mënyra shëndetin e njeriut.
Për shkak të diabetit, nivelet e sheqerit rriten aq shumë dhe rrezikojnë shumë organe.
Megjithatë , ana tjetër e diabetit ka të bëjë pikërisht me nivelin shumë të ulët të sheqerit në gjak duke shkaktuar atë që njihet si hipoglicemi.
Prania e kësaj të fundit mund të shkaktojë çorientim, dobësi, kontraktime dhe disa raste edhe vdekje të parakohshme.
Sipas ekspertëve, trajtimi intensiv me medikamente dhe insulinë mund të jetë një arsye e fortë për uljen e shpejtë të nivelit të sheqerit në gjak.
Nga një kqyrja e analizave të plot 10.2 milionë diabetikëve nga viti 2011 deri në vitin 2014, ekspertë të ndryshëm kanë mësuar se 2.3 milionë prej tyre e kishin tepruar me medikamentet.
10,000 prej tyre pësuan disa raste të hipoglicemisë si pasojë e terapive për uljen e nivelit të glukozës.
Hipoglicemia mund të ndikojë tek personat që vuajnë nga diabeti i tipit 1 (kur trupi nuk prodhon insulinë) dhe tek diabeti i tipit 2 (kur trupi prodhon insulinë por ajo nuk është e mjaftueshme.)
Në 95 përqind të rasteve, njerëzit vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Cilat janë nivelet e duhura të sheqerit në gjak
Nivelet normale të sheqerit në gjak variojnë nga 80 në 120 mg/dl para vakteve dhe më pak se 180 mg/dl pas vakteve.
Në rastet e hipoglicemisë, nivelet e sheqerit në gjak bien nën 70 mg/dl.
Mungesat e insulinës në treg rrezikojnë pacientët
Shumë diabetikë në botë nuk arrijnë të trajtohen siç duhet për shkak të mungesës së insulinës.
Shkencëtarët parashikojnë se sasia e nevojshme e insulinës për trajtimin e diabetikëve do të rritet me më shumë se 20 përqind deri në vitin 2030.
Në po këtë vit, pritet që numri i diabetikëve të arrijë në përafërsisht 510 milionë njerëz në botë.
Nga ana tjetër, ata presin që qasja ndaj insulinës do të vazhdojë të kufizohet duke rrezikuar jetët e miliona njerëzve, sidomos në Azi dhe në Afrikë.
Insulina është një barnë thuajse 100 vjeçare dhe është përshkruar si një nga ilaçet më të mrekullueshme të shekullit të njëzetë.
Çmimi i saj vazhdon të mbetet i lartë për një arsye të fortë. 99 përqind e prodhimit global të insulinës, sipas BBC-së, kontrollohet nga tre kompani: Novo Nordisk, Eli Lilly dhe Sanofi.
Kërkesa për insulinë në tregun e zi është tepër e lartë dhe në 10 vjet është rritur me 90 përqind.
Çmimi i një shisheje në shumë vende të botës shkon nga 40 dollarë në 130 dollarë.
Në Shtetet e Bashkuara ai mund të arrijë mbi 300 dollarë. Kjo tarifë detyron shumë diabetikë të marrin barnat e nevojshme në Kanada./AgroWeb.org