Problemet shëndetësore, mbreti Charles nuk do të marrë pjesë në asnjë angazhim për një muaj. Si paraqitet gjendja e monarkut

Mbreti nuk do të kryejë angazhime mbretërore për një muaj pasi ai shërohet nga operacioni në spital, sipas Sky News.

Mbreti iu nënshtrua një procedure për zmadhimin e prostatës të premten në Klinikën e Londrës dhe ndodhet ende në spital. Ai do të jetë i disponueshëm për çështjet shtetërore ndërsa është në spital.

Mbreti i kishte kryer detyrat e fundit privatisht të enjten, përpara se të mbërrinte në Londër nga Norfolk për t’u përgatitur për ndërhyrjen.

Monarku, i cili hyri mori fronin vetëm 16 muaj më parë, iu desh të anulonte angazhimet përpara operacionit pasi mjekët e kërkuan që të pushonte, megjithëse natyra e saktë e trajtimit të tij nuk dihet

Artikulli paraprakE ndarë në pako e në thasë, sekuestrohen 65 kg kanabis në Mal të Zi, arrestohen tre persona! Si u pikasën dy shqiptarët pranë kufirit teksa prisnin…
Artikulli tjetërKampionia Luiza Gega: Objektivi, Europiani dhe Lojërat Olimpike. Polemikat? Pres zbatimin e ligjit…