Pushteti lokal në krizë/ Cilat janë 12 bashkitë e vendit që kanë nevojë për para?

Bashkitë në Shqipërisë ndahen në katër kategori sa i takon gjendjes së tyre financiare, nga ato që konsiderohen me probleme deri tek njësitë e falimentuara për të cilat qeverisë i lind e drejta të emërojë një administrator të rinj.

Në një intervistë për SCAN, drejtori i Financave Vendore Fran Brahimi sqaron se si grupohen bashkitë sipas ligjit në fuqi.

Por si janë të kategorizuara aktualisht bashkitë? 12 prej tyre përballen me probleme të financimit.

Referuar raportit të fundit të Ministrisë së Financave, ndër bashkitë që konsiderohen me probleme financiare janë Poliçan, Dibër, Tropojë, Pogradec, Devoll, Libohovë, Delvinë, Peqin.

Ndërsa në vështirësi financiare janë Dimal, Cërrik, Vorë dhe Kavajë. 49 bashkitë e tjera konsiderohen pa probleme të kësaj natyre.

Artikulli paraprakEmri i ish-Presidentit Trump mbetet në fletëvotimet e shtetit Illinoi, pak para se Gjykata e Lartë të dëgjojë argumentet në apelin e rastit
Artikulli tjetërGjykata: Për Skavicën autoritetet nuk bënë informim as konsultime publike mbi mjedisin