Komisioneri Ilirian Celibashi gjatë konferencës së mbajtur sot me gazetarët, është ndalur tek ndryshimet e Kodin Zgjedhor.
Ai tha se është në dorë të partive politike, duke shtuar se KQZ ka hartuar një listë me pikat që mendojnë se kanë nevojë për ndryshime.
Kreu i KQZ shtoi se këto ndryshime duhet të bëhen 1 vit, ose në rastin më të keq, 6 muaj para zgjedhjeve të ardhshme.
“Nëse do duhet të bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor, duhet të datojnë 1 ose në rast më ekstrem 6 muaj para zgjedhjeve. Nuk di të them çfarë impakti do të ketë lidhur me standardin Teknik nëse shkohet me këtë kod. Faktori politik dhe institucional kanë pranuar nevojë për ndryshme në kodin zgjedhor, të paktën në disa aspekte. Do të ishte mirë që partitë politike të angazhohen për realizimin e ndryshimeve sa më shpejt.
Ne kemi bërë publike listën e çështjeve që mendojmë se duhet të adresojmë në kuadër të zgjedhores, ngelet në vlerësimin e kuvendit për adresimin ose jo të atyre çështjeve, që për ne konsiderohen problematike ose të nevojshme për t’u rikonsideruar.
E vetmja gjë që mbete për t’u diskutuar, është buxheti në lidhje me votimin elektronik. Pjesa tjetër është çështje mes partive politike”, tha Celibashi.
Sa i përket votës së emigrantëve, dhe se nëse mund të aplikohet me kodin aktual, ai tha se kjo nuk mund të ndodhë.
“I qëndroj të njëjtit arsyetim. Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas Kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ me këtë kuadër rregullator ligjor e Kushtetues, për të nxjerrë akte nënligjore që mund të mundësojnë votimin nga jashtë”, sqaroi ai.