Në një reagim për media, kryetarja e grupit të këshilltarëve në Këshillin Bashkiak Tiranë, Enriketa Papa, shprehet se skenari i Parlamentit është spostuar në Këshillin Bashkiak Tiranë, ku mazhoranca voton çdo projekt që i vjen nga kryetari i Bashkisë, ndërsa “opozita” “Bashkë Fitojmë” vijon revolucionin për të zhbërë regjimin.
Papa shprehet se për 3 minuta mbyllet gjithçka.
“Qytetarët e Tiranës që kanë votuar përfaqësuesit e tyre në këshill, mbeten në darrën e „pushtetit“, që luan ping-pong, me lojën revolucionare, duke ju treguar dhëmbët dhe gjithëka mbyllet në 3 minuta.”– shprehet ajo.
Më poshtë reagimi i plotë:
I njejti skenar si ne parlament, tashme eshte spostuar dhe ne Keshillin Bashkiak Tirane, ku mazhoranca voton cdo projekt qe i vjen nga kryebashkiaku, ndersa opozita „Bashke Fitojme“, vijon Revolucionin per te zhbere regjimin socialist!
Per 3 minuta mbyllet gjithcka!
Qytetaret e Tiranes qe kane votuar
perfaqesuesit e tyre ne keshill, mbeten ne darren e „pushtetit“, qe luan ping-pong, me lojen revolucionare, duke ju treguar dhembet dhe gjithcka mbyllet ne 3 minuta!
Kush fiton?
Kush humbet?
Sot qytetareve te Tiranes, ju hoq mundesia qe perfaqesuesit e tyre ne Keshillin bashkiak, te kundershtonin Bashkine Tirane, ne vendimin e saj per te shembur nje tjeter godine, si ish kinema Dajti, per t‘u ngritur nje ndertese disakateshe.
Pas shembjes se Qendres Ten (ish kinema Dajti) fshihen harxhime fondesh disa milioneshe, nga 18.000€ deri 589.000€, me oponenca fiktive te studimeve te bera disa here. Per t‘u miratuar me arrogancen e kartonave ne vetem 3 minuta, shembja me te vetmin argument, se kostoja e shembjes eshte me e ulet se e meremetimit.
Tirana po zhbehet nga cdo trashegimi te saj.
Sot qytetareve te Tiranes ju hoq mundesia qe nje zone natyrore ne Kollongjesh-Mali i Fagut, ne Shen Gjergj, te ruhet si i tille.
Vetem ne 3 minuta kartonat e shumices i hapen driten jeshile praktikave klienteliste, per ta kthyer zonen natyrore ne park bashkiak.
Ne vetem 3 minuta iu dha mundesia e venies dore mbi nje pasuri natyrore te Tiranes, e cila mund te kaloje lehtesisht tashme, ne dhenie per shfrytezim nga Bashkia Tirane ndonje „investitori strategjik“.