Basha me mënyrë të re komunikimi, përsërit apelin për Kosovën: Të vendosim interesin kombëtar mbi gjithçka dhe të miratojmë ndihmën ushtarake 50 milionë euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme disa komunikime live në Instagram, ku ka prekur disa tema të ndryshme.

Duke folur për Kosovën, Basha ripërsëriti apelin për palët politike në Shqipëri që të vendosin interesin kombëtar mbi gjithçka dhe të miratojnë amendamentin në buxhet për ndihmë ushtarake 50 milionë euro për Kosovën.

Screenshot 20240131 183534 WhatsApp

Mesazhi i Bashës:

Gjëja e parë që do të ndryshojë, nuk do të ketë një qasje si patronazhist por si bashkëpunëtorë i gjithë lidershipit politik të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo ata jetojnë. Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Ppr dua t’u them dhe këtë, ndryshimi la filluar që tani. Si lryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro. Pra gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të prevalojë mbi interesat kombëtar. As interesat politike, aq më pak personale.

Artikulli paraprakSkenari i Kuvendit zhvendoset në Këshillin Bashkiak Tiranë/ PD, Papa: Revolucioni zhurmon, regjimi voton
Artikulli tjetërOferta e PD në zgjedhjet e 2025, Basha: Kultura e re politike dhe angazhimi me njerëzit, oferta jonë politike