Hakerat iranianë “godasin” sërish, sulmohet faqja zyrtare e webit të Institutit Shqiptar të Statistikave

Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave duket se ka rënë pre e një grupi hakerash iranianë, Homeland Justice.

Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë faqen e webit të INSTAT.

Sakaq, aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google. Po ashtu, edhe zëdhënësi i INSTAT ka konfirmuar sulmin për BalkanWeb.

“Po punojmë për rikuperimin e faqes”, u shpreh ai.

Ky sulm kibernetik vjen ndërkohë që INSTAT po përpunon të dhënat për censin e popullsisë të zhvilluar në fundin e vitit të kaluar, nga ku pritet të mësojmë numrin aktual të qytetareve-banore të Shqipërie si dhe të dhëna të tjera mbi te ardhurat, fenë, etninë etj.

Hakerat iranianë “godasin” sërish, sulmohet faqja zyrtare

Hakerat iranianë “godasin” sërish, sulmohet faqja zyrtare

Hakerat iranianë “godasin” sërish, sulmohet faqja zyrtare

Artikulli paraprak“Kur isha në Shqipëri” – Dushan Mugosha – nga Hasan Bello
Artikulli tjetër“Ka tre ditë që kam humbur triskat e bukës! S’kemi ç’të hamë”- Kujtimet e ish-të dënuarit politik: Pasi vendosëm të formonim organizatën e fshehtë antikomuniste dhe do hidhnim traktet e para, unë shkova…