Drejtori i ‘Srbijagas’ zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë, Dushan Bajatoviç, ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një klip nga podkasti i “Informer TV”, në të cilin ka thënë se nëse do të duhej të shkonte në luftë për Kosovën, ai do të ishte i pari që do të regjistrohej.
Ai shtoi se është një ish-komandant ushtarak dhe se ka marrë pjesë në luftën në Bosnje dhe Hercegovinë, në Vukovar të Kroacisë dhe në Kosovë.
“A duam të hyjmë në luftë për Kosovën? Epo, nëse duhet, detyrimi nuk vjen nga ne. Unë do të jem i pari që do të aplikoj. Meqë ra fjala, kam qenë komandant ushtarak, kam qenë në Vukovar, kam qenë në Bosnje, kam qenë në Kosovë. Më thirri vendi im. A është kjo politikë e mirë apo e keqe?
Kemi pasur edhe kundërshtime ndaj politikës së Millosheviqit kur Millosheviqi ishte gjallë dhe ishte shef, por ne morëm Republikën Srpska, i bëmë një vepër Kosovës, nuk do të dorëzohemi kaq lehtë.
Nuk më intereson se çfarë mendon askush për ne, po të qëndrojmë pa mbështetjen e Rusisë, kjo është marrëzi, do të na hanë për dy ditë, nuk do të ishte vetëm Kosova, por edhe Vojvodina dhe rajoni i Rashkës, dhe unë si individ nuk do ta lejoj këtë.” ka thënë Bajatoviç.