Avokati Rezart Kthupi i ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv foli për deklaratat që pritet të japë të nesërmen ish.zv kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia.
Kthupi tha se ato çfarë Ahmetaj mund të thotë do të konsideroheshin interesante vetëm nëse ai pranon fajësinë për aferën e inceneratorëve. Por shtoi se nëse e pranon një gjë të tillë, e ka të pamundur të përfitojë azil politik.
“Do ishte rast unikal kur merr azil politik se forca politike në të cilën ishe pjesë po të persekuton ty politikisht. Unë mendoj se intervista e tij do jetë në të njëjtin nivel me atë të Mirel Mërtirit. Ahmetaj ka proklamuar që në fillim se është i pafajshëm. Nëse është i pafajshëm në cështjen e inceneratorëve, do të thotë kush është i fajshmi? Do jetë interesante vetëm nëse ai pranon fajësinë. Nëse e pranon, nuk mund të kërkojë më azil politik”- u shpreh Kthupi.