Bamir Topi: Shoh një PD zyrtare dhe gjashtë klone që… s’ka terapi që kuron të djathtën aktuale

Ish-presidenti Bamir Topi, tregoi cilat janë grupimet brenda Partisë Demokratike, sipas tij. Topi foli për linja të klonuara të partisë më të madhe opozitare.

Shoh dy PD të ekspozuara, një zyrtare dhe shoh gjashtë klone, linja të klonuara. Identifikoj gjashtë linja të klonuara”, tha ai në “Top Talk”.

Duke krijuar një metaforë me terma mjekësorë, Topi e përshkroi situatën aktuale në PD me një sëmundje terminale, që nuk kurohet më as me terapi.

Jemi në një moment ku po shohim pjesën terminale të sëmundjes, sëmundja ka kohë. Terapia nuk po jep asnjë lloj rezultati. Shoh që nuk ka asnjë lloj përpjekje për të dalë nga gropa. Është një sëmundje që ka degraduar prej vitesh”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakAmbasadori amerikan në Serbi: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve
Artikulli tjetërKu po shkon Partia Demokratike? Flet Sekretari i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj