“Forumi i Gruas në Partinë Demokratike duhet të fitojë aftësinë e ripërtëritjes, të jetë përfaqësuese e vlerave më të mira të Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare. Në këtë rrugëtim çdo grua dhe vajzë në Partinë Partinë Demokratike ka mbështjen e pakursyer të kryetarit të partisë Z.Lulzim Basha, kryesisë dhe lidershipit të saj.” – kështu shkruan në një postim në rrjetin e saj social facebook, Sekretarja për Gruan në PD, Taulanda Jupi.
Takimi është zhvilluar me zonjat demokrate të Njësisë 5 së bashku me nënkryetaren e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, dhe grupin e punës për qarkun Tiranë.
Më poshtë postimi i Jupit:
“Forumi i Gruas në Partinë Demokratike duhet të shndërrohet në një organizatë ku realisht të përballen ide, platforma, apo vizione të reja, të vlerësohet puna, aftësitë, merita, kontributi, integriteti dhe koherenca, si të vetmet mjete që mund çlirojnë energjinë e duhur dhe t’i japin shansin kësaj organizate të jetë përfaqësuese e çdo gruaje dhe vajze shqiptare.
Kemi vetëdijen se kjo sfidë të vështirë kërkon së pari vullnet, mendje e zemër të hapur, gjithpërfshirje, kërkon vizion, energji dhe mbi të gjitha integritet. Por si çdo punë e mirë nuk bëhet vetëm, ndaj unë mendoj dhe shpresoj se me mbështetjen e zonjave kurajoze demokrate do ta shndërrojmë këtë projekt në një realitet.”