”SPAK-u, e vetmja shpresë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, Basha: Duan ta mbysin, por ne s’do i lejojmë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se PD është kërcënimi kryesor për qeverinë për ta rrëzuar nga pushteti.

Ndërsa solli në vëmendje deklaratat e ish.zv kryeministrit Arben Ahmetaj mbrëmjen e djeshme, tha se SPAK-u është shpresa e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

“Kërcënimi i dytë u vjen nga SPAK-u. Po të numërosh sulmet ndaj PD rivalizojnë vetëm me SPAK-un. Mbrëmë dhe sot e kuptuam pse duan me cdo kusht ta kenë SPAK-un nën kontroll, me hir ose pahir.

Sepse janë të zhytur të gjithë. Por gjithsesi është ndryshe ta dëgjosh nga goja e 2-it që tregon me gisht 1-in.

SPAK-u është shpresa e vetme e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë ndaj duan ta mbysin ose ta kthejnë në një tjetër dele në vathën ku duan të fusin delet e tjera.

Nuk do ia dalin, sepse në këtë betejë kemi në krah ata që nuk na lanë 34 vite më parë si kopshti zoologjik i Europës, kemi në krah SHBA-të dhe vendet e tjera të perëndimit që na mirëpresin në gjirin e tyre por vetëm mbi standartet që kanë ndërtuar shoqëritë e tyre”- tha Basha.

Artikulli paraprakPse Ursula von der Leyen po përballet me rebelimin e anëtarëve të PE-së, teksa partia e saj synon objektivin klimatik 2040
Artikulli tjetër“Berisha e sulmon Bashën me akuzat e fabrikuara nga Edi Rama”/ PD: Avokati i Ahmetaj duhet të kërkojë falje