Rrëfimi i vajzës së Lasgush Poradecit

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, vajza e poetit të njohur, Lasgush Poradeci, Marie Gusho, ka zbuluar se  babai refuzoi të shkruante poezi për liderin komunist Enver Hoxha, madje kur ia kërkuan desh vrau veten.

Ajo tha se regjimi komunist ka ndikuar shumë te lumturia e familje së saj, pasi kanë kaluar shumë vuajtje.

Sipas Maries, sërish po vijon e njëjta situatë, pasi aktualisht i kanë vjedhur tokat te Liqeni i Pogradecit dhe librat e babait nuk janë më në bibliotekat e shkollave.

“Ai nuk shkruante poezi për Enverin. Ai ka dashur të vrasi veten pasi nuk donte të shkruante për të. Shiko, nuk dua ta dramatizojë, por jeta e imja, as e Kostandinës dhe as nënës sime nuk ka qenë e bukur pranë atij njeriu. Edhe ai vetë për familjen e vetë mendonte një jetë tjetër, të cilën na e vodhën, nuk na e lanë ta bënim, por këtë jetë që na e vodhën atëherë, na e vodhën dhe tani. Tokën te liqeni na e kanë vjedhur, me shtëpinë tallen, librat e babait tim nuk janë në bibliotekën e shkollave”, u shpreh vajza e Lasgush Poradecit (në foto me të atin). Marie Gusho foli, teksa ishte e ftuar në ABC.

Rrëfimi i vajzës së Lasgush Poradecit

Artikulli paraprak“Do të sillte katastrofë për komunitetin”- BIRN: Ujësjellësi i Himarës rrezikon të ardhmen e luginës së Shushicës
Artikulli tjetërSpahiu: Reformën s’mund ta bëjnë shkatërruesit e zgjedhjeve Rama-Berisha-Meta