Në “San Siro”, të dielën, është momenti i së vërtetës, luhet super sfida Inter-Juventus. Max Allegri në konferencë për shtyp përpiqet të ul tensionin duke theksuar se objektivi i “Zonjës së Vjetër” mbetet zona Champions:
“Do të jetë një ndeshje e bukur, e vështirë, por nuk do të jetë përcaktuese për titullin. Kampionati është ende i gatë edhe pse të gjithë e dinë që Inter është ekipi më i fortë dhe favorit për titullin. E sigurt është se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer sportive në një stadium të mbushur.
Ne jemi shumë mirë, por e dimë gjithashtu forcën e Interit. Kjo është një etapë e rëndësishme e rrugëtimit tonë, por nga këtu e deri në përfundim të kampionatit duke të bëjmë edhe shumë pikë të për arritur objektivin tonë, Champions League”, u shpreh Allegri.