“PD po projekton rrugën e daljes nga kriza”/ Basha: Propozimet tona nuk i duan vetëm ata që kanë kapur shtetin

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e PD-së në Patos, kreu Lulzim Basha u shpreh se “PD po projekton rrugën e daljes nga kriza, sepse shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës”.

“Për këtë ne kemi nisur ndryshimin me anë të Reformës Zgjedhore. Le t’i pyesim shqiptarët duan apo nuk duan listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, barazia e votës, votimin elektronik dhe votën e diasporës. Jam i bindur që nuk ka. Këto katër propozime nuk i duan vetëm ata që e kanë kapur shtetin pasi nuk duan ta lëshojnë kapjen e shtetit dhe ta mbajnë vendin vetëm në një grusht njerëzish.” – u shpreh Basha.

Lulzim Basha: PD po projekton rrugën e daljes nga kjo gjendje. Shqiptarëve ju ka ardhur në maj të hundës dhe ne jemi përgatitur që të vijmë para njerëzve me një kulturë tjetër. Duke prekur problemet reale dhe për t’iu përgjigjur atyre. Qeverisja e ardhshme mos të jetë me zakone të vjetra, por me burra dhe gra që nuk e shohin pushtetin për xhepat e tyre, por për interesin e të gjithë shqiptarëve.

Sprova e parë ishte ta mbajmë Shqipërinë aleate me perëndimin dhe aleatët tanë perëndimor. E dyta tani ku jemi këtu për të bërë një PD për qytetarët dhe për hallet e shqiptarëve.

Për këtë ne kemi nisur ndryshimin me anë të Reformës Zgjedhore. Le t’i pyesim shqiptarët duan apo nuk duan listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, barazia e votës, votimin elektronik dhe votën e diasporës. Jam i bindur që nuk ka. Këto katër propozime nuk i duan vetëm ata që e kanë kapur shtetin pasi nuk duan ta lëshojnë kapjen e shtetit dhe ta mbajnë vendin vetëm në një grusht njerëzish.

IMG 20240204 WA0010

Artikulli paraprak“Projekti i përçarjes së PD, skenar që kjo forcë të mos ekzistonte”/ Basha: Të thuash të vërtetën kur gënjeshtra është rregulli, është sakrificë dhe demonstrim lidershipi
Artikulli tjetër“Ne jemi në gjendje për të prezantuar një politikë me fytyrë njerëzore”/ Basha: SPAK-un duan ta kontrollojnë ata që kanë vjedhur