“Ne jemi në gjendje për të prezantuar një politikë me fytyrë njerëzore”/ Basha: SPAK-un duan ta kontrollojnë ata që kanë vjedhur

“Ne jemi në gjendje për të prezantuar një politikë me fytyrë njerëzore. Çmontimin e kapjes së shtetit dhe një ekonomi të vënë në shërbim të njerëzve.” – është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa ka folur në Kuvendin Zgjedhort ë PD-së në Patos.

Kreu i PD-së, Basha, u ndal edhe në mbështetjen e pakushtëzuar që kjo forcë politike i jep SPAK-ut, pasi, sipas tij ata që duan ta kontrollojnë kanë frikë për shkak të abuzimeve dhe vjedhjeve që kanë bërë.

“Ndaj duan ta kenë në kontroll SPAK-un, pasi e ka vjedhur shtetin me tendera korruptiv. Ndaj ne jemi në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Korrupaioni nuk ka ngjyrë e për këtë kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Ndaj Reforma Zgjedhore dhe mbështetja pa kushte ndaj SPAK, janë dy prioritete kryesore për PD.” – tha Basha.

Më tej kreu demokrat tha se “PD ka bërë gati programin e saj për të gjitha grupet e intetesit, për fermerët, për sipërrmarësit, për pemsionistët, për rininë, e të gjitha shtresat e shoqërisë. Menjëherë pas procesit që kemi nisur dhe pas përzgjedhjes së ekipit që do t’i prijë këtij programi, do të jemi në terren për ta shpalosur këtë program të hartuar nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj”.

IMG 20240204 WA0010

IMG 20240204 WA0009

IMG 20240204 WA0012

Artikulli paraprak“PD po projekton rrugën e daljes nga kriza”/ Basha: Propozimet tona nuk i duan vetëm ata që kanë kapur shtetin
Artikulli tjetër“Fundjavë protestash kundër ekstremizmit të djathtë në Gjermani”/ DW: Më e madhja u organizua në Berlin, mijëra vetë u mblodhën para Bundestagut