Gazment Bardhi për herë të parë në protestën e Rithemelimit, Poli Hoxha: U fut në bunkerin e Berishës, u pozicionua krah non gratës

Për herë të parë Gazment Bardhi i është bashkuar protestës së Rithemelimit duke shkuar poshtë shtëpisë së Sali Berishës ku ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv ishte gazetari Poli Hoxha i cili tha se Bardhi me këtë vendim është pozicionuar.

“Nga takimi me Escobar vjen dhe përfundon poshtë ballkonit të Berishës. U pozicionua. Për Bardhin nuhata diçka, kam frikë se do fillojë sërish nga e para që ne jemi të bashkuar jemi me opozitën por nga ana tjetër jemi me SHBA. Sot bëri akt. Nuk ishte puna se shkoi thjesht poshtë asaj dritareje, por i dha mbështetje një personi të shpallur non grata nga SHBa, nën hetim për korrupsion, i dha përkrahej një njeriu që hetohet nga spak për një nga akuzat për të cilat është shpallur non graka. Bardhi u pozicionua”, tha ai.

Por megjithatë pozicioni i Sali Berishës për Hoxhën mbetet i njëjti.

“Çbëri bunkeri me 100 veta, apo me 120 veta pas hyrjes së Bardhit. Bunkeri që është metafor e izolimit ndërkombëtar perëndimor, bunker mbetet. Sado njerëz të futen në atë bunker ai do të ngelet po në atë status quo ku ishte para dy vitesh”.

Artikulli paraprak“I injoruat thirrjet për përçarje, nuk u bëtë pjesë të konfliktit”- Basha: Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe! Betejën nuk e bëjmë për veten tonë, por…
Artikulli tjetër“Janë kthyer në alibi, tuta e lakuriqësisë së Ramës”/ Basha: Bëjnë teatër! Sot kryeministri duhet të gozhdohej!