“Pas teatrit të përbashkët, puthen e përqafohen”- Alibeaj akuzon deputetët e grupit Bardhi – Berisha: Përballjen e kemi me shqiptarë. Të shkojmë atje dhe të na tregojnë nëse…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht bashkëkryetari  i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferenvë për mediat, ku ndër të tjera ka akuzuar deputetët e grupit Bardhi – Berisha se pas teatrit të përbashkët puthen e përqafohen.

 

“Përballjen e kemi me shqiptarët. Të shkojmë atje dhe të na tregojnë nëse na duan apo jo. Por kjo bëhet vetëm me listat e hapura. Kush nuk pranon këtë lloj sistemi dhe që bën ato shfaqje të shëmtuara, një teatër të përbashkët. Pasi bëjnë teatrin, puthen dhe përqafohen” tha Alibeaj.

Ai foli po ashtu edhe për mos dakordësinë për mbajtjen e mbledhjes online të premten, duke shtuar se është i gatshëm që mbledhja të mbahet sot dhe të dëgjohet zëri i 5 shoqatave të shoqërisë civile që kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në mbledhje.

Nuk ka dakordësi, ka pasur një kërkesë për ta shtyrë. Ne kemi qenë të gatshëm për ta zhvilluar online. Ne jemi gati ta mbajmë sot. Të degjojmë zërin e shoqërisë civile. Ishin 5 organizata  që shprehën dëshirën për të ardhur.

Ajo që shifni atje është vetëm një teatër,  i atyre që nuk duan Reformën Zgjedhore. Kanë frikë nga vota e shqiptarëve, brenda dhe jashtë. Kanë frikë nga votimi elektronik dhe kanë frikë nga Shqipëria një zonë.

Kemi qenë gati që më 15 nëntor me paketën tonë, që adresonte rekomandimet e OSBE/ODIHR.

PD është në mbështetje të interesit publik dhe do të jetë gjithmonë” u shpreh ai.

Artikulli paraprak“Skena që kemi dashur t’i shmangim”/ Alibeaj për tensionet në mbledhjen e ‘Zgjedhores’: Mazhoranca e ka pritur këtë teatër, janë komod me Kodin aktual
Artikulli tjetërAlibeaj: Zero shans ka me ne që kjo mazhorancë të marrë mandate me sistemin që ata kërkojnë