“Rama është bërë pishman si dreqi për drejtësinë e re”- Basha: Tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri pas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar! PD e ka zgjidhur këtë dilemë…

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka deklaruar se “kryeministri Edi Rama është bërë pishman si dreqi për drejtësinë e re.”

Në fjalën e tij para demokratëve të degës 11 në Tiranë, Basha u shpreh se PD është e qartë në qëndrimin e saj, duke mbështetur 100% SPAK dhe drejtësinë e re.

Sipas Bashës, tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri pas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar.

“Lufta për interesa personale për dy vite brenda PD, ka ardhur me një faturë shumë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një pjesë prej nesh e ka përjetuar atë kohë kur Shqipëria nuk kishte opozitë. Ne nuk mund dhe nuk duhet të kthehemi në atë kohë. Tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri pas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar. Dhe kjo nuk është kohë për dilema, por për qëndrime të qarta: e mbështesim apo jo drejtësinë.

Përballë kemi një kastë politikanësh që për 33 vite nuk kanë pyetur për ligjin. Ndaj, këta politikanë duhet t’i pyesim: Duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un? Tani që drejtësia ka nisur të veprojë, duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un. E kuptojmë Edi Ramën që është bërë pishman për drejtësinë e re. A nuk është kjo koha që opozita t’i qëndrojë në krah për të vënë para ligjit pandëshkueshmërinë. Si mund të jesh kundër drejtësisë, kur je kundër korrupsionit? PD e ka zgjidh këtë dilemë, 100% në mbështetje të SPAK-ut dhe drejtësisë”, tha Basha.

 

WhatsApp Image 2024 02 06 at 18.54.08 WhatsApp Image 2024 02 06 at 18.54.05

Artikulli paraprakPrej dy vitesh nxënësit në fshatin Nikël zhvillojnë procesin mësimor në Fushë Krujë/ Deputetja Andia Ulliri në mbështetje të komunitetit
Artikulli tjetër“Ti japim fund hipokrizisë”/ Basha: Ata që nuk duan Reformën Zgjedhore janë në një mendje me Edi Ramën