Komisioni Evropian ka propozuar rregulla më strikte penale për të luftuar abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve, përfshirë edhe ndalimin e transmetimit të pornografisë dhe përfshirjen e materialeve të abuzimeve në lajme të rreme apo materiale të tjera të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.
“Abuzimi seksual i fëmijëve është një krim i tmerrshëm që është rritur ndjeshëm në vitet e fundit”, tha Komisioni më 6 shkurt.
Si rritja e pranisë online të fëmijëve, por edhe zhvillimet e shpejta teknologjike, kanë krijuar mundësi të reja për abuzim, duke kulmuar me 1.5 milion raportime të abuzimit seksual të fëmijëve në Bashkimin Evropian më 2022.
“Kërcënimi nga abuzimi është real dhe është rritur në mbarë BE-në”, tha KE-ja.