Arbi Agalliu: Votat nuk kanë të njëjtën vlerë në veri dhe në jug të vendit

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu,tha se kodi aktual zgjedhor prodhon një deformim të votës në zona të ndryshme të vendit.

Agalliu u shpreh se zgjedhjet e fundit parlamentare dëshmuan se votat nuk kanë të njëjtën vlerë në veri dhe në jug të vendit ndaj PD kërkon që Shqipëria të jetë një zonë.

“Për shembull në qytetin e Vlorës ku unë jam deputet, kam dalë me gati 9 mijë vota, ndërkohë në Kukës i duhej një deputeti të mblidhte 13 mijë vota. Pra, vota e shqiptarëve nuk peshonte njëlloj në jug dhe në veri, ndaj duke e bërë Shqipërinë një zonë kjo gjë bie. Nga ana tjetër votimi dhe numërimi elektronik është shumë i rëndësishëm pasi eliminonin në mënyrë taksative votën gabim, se në 2021 kishim 83 mijë vota ë pavlefshme, afro 10 deputetë dhe nxjerr në kohë reale rezultatin”, tha Agalliu.

Artikulli paraprakRamës, Berishës dhe Metës, nuk u ka mbaruar thjesht koha, atyre u ka mbaruar rruga
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Arben Ahmetaj strehoet në Lugano, e paqartë pse po shpenzon 150 mijë dollarë për lobim