Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj tha se bllokimi i komisionit të Reformës Zgjedhore është bërë me skenar të atij që e quan “trekëndëshi i bermudës” duke iu referuar këtu Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.
“Bllokimi ka tre muaj që është një platformë e qartë e saktë e kalkuluar mirë e trekëndëshit të bermudës. Ata duan bashkëkryetar Bylykbashin ky është bërë njëherë bashkëkryetar dhe ka dështuar.
Është skenar i qartë i mirë-organizuar dhe ka regjisor Ramën dhe Berishën. Sepse Rama e të gjithë Ramat i tremben listave të hapura. Pse nuk i mbështesin partitë politike propozimet”, – tha Haklaj në Repolitix në Report Tv.
Ai u shpreh më tej se nëse nuk finalizohet reforma zgjedhore, zgjedhjet e 2025 nuk certifikohen nga ndërkombëtarët.
“Në 2021 i është grabitur karrige e kryeministrit Bashës sepse ky zotëria ka marrë 48% të votave dhe është kryeministër i Shqipërisë.
S’ka shans që zgjedhjet e 2025 t’ja certifikojnë ndërkombëtarët nëse të paktën vendimin e gjykatës kushtetuese nuk e implementon kodin zgjedhor”, shtoi Haklaj.