“Zgjedhorja”, Agalliu: Rithemelimi s’ka bërë asnjë propozim, s’po bëjnë asnjë përpjekje për të bërë reformë

Deputeti i PD-së Arbi Agalliu tha në studion e MCN Live se deputetët e Rithemelimit nuk kanë bërë asnjë propozim për reformën zgjedhore dhe se kjo tregon që ata s’po bëjnë asnjë përpjekje për të bërë reformë.

Duke vijuar më tej, Agalliu thotë se PD-ja e ka bërë prej 4 muajsh propozimin e saj për “Zgjedhoren” dhe se PD-ja më shumë sesa diskutimi për bashkëkryetarin duhet të kishin hedhur tezat e saj.

Ka një përplasje e cila e ka futur në ngërç gjithë këtë situatë. Mund të them për PD-në që prej 4 muajsh ka bërë disa propozime ku kërkon lista të hapura, një zonë zgjedhore, votim dhe numërim elektronik dhe numërimin në kohë reale për të shmangur presionet ndaj numëruesve dhe ajo që është detyrim kushtetues, vota e emigrantëve, e Diasporës.

Këto elementë të shoqëruar me vetingun politik. Këto janë propozimet që janë prezantuar, janë bërë dëgjesat. Mazhoranca e cila e ka bërë me dije qëndrimin, ku janë të predispozuar për të mos pasur reformë se ky organizim i favorizon, kanë një sistem ku me rreth 44% të votave kanë 74 mandate. Gjiknuri dje beri të qartë që s’kemi ngut për reformën se jemi komfort.

Problemi qëndron me grupin e Rithemelimit që ngre pretendimin që duhet të jemi shumicë, ata janë shumicë. Aliebaj dhe Çokollaku janë përfaqësues, ndërkohë nga Rithemelimi janë Sula, Metaliaj, Bylykbashi, nga aleatët janë Mediu, Vasili etj.

Më shumë sesa bashkëkryetari duhet të kishin hedhur tezat e tyre. A janë dakord me listat e hapura? Nuk kemi dëgjuar një parashtrim, asnjë një alternativë për reformën.

Nuk ka asnjë propozim nga kolegët. Gjë që do të thotë që s’po bëjmë asnjë përpjekje për të bërë reformë. Le të dalin të japin propozimet e tyre.

Sistemi i sotëm, i drejtësisë më i mirë që ka pasur Shqipëria.

Shqipëria e 2024, fëmijët tanë nuk do duhet të dëgjojnë askënd nga politika që të dalë të thotë SPAK-u është organizatë terroriste.

Më tej Agalliu tha se PD-ja është e hapur për të dëgjuar propozime nga kolegët e tjerë demokratë.

Jemi të hapur të dëgjojmë çdo lloj propozimi.

I bëj thirrje kolegëve të nisin propozimet, gjëja nis me propozime.

Është bllokuar hapësira publike për të diskutuar, për të thirrur një ministër në komision. Opozita nuk i ka votat për të ndaluar mazhorancën. Bllokimi i foltores ka bërë të kalojnë ligje me impakt të rëndësishëm si bastet, marrëveshja për emigrantët, pa u diskutuar dhe vëmendja është tek fishekzjarrit.

Nëse do të bësh protesta duhet të gjendet mënyra për të mos bllokuar artikulimin publik.

Artikulli paraprakErgys Mërtiri: Bardhi kujton se po ia hedh njëkohësisht amerikanëve dhe “Foltores”
Artikulli tjetërAmendamenti për amnistinë, Alibeaj: PD ka një borxh ndaj të gjithë qytetarëve që iu përgjigjën thirrjeve të saj për protesta të ligjshme