Shkolla prej dy vitesh e shembur, banorët e Niklës në protestë, deputetja e PD Andia Ulliri në mbështetje të tyre

Banorët e Niklës paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestën e tyre për shkollën Ramazan Karaj, në Nikël të Krujës, e cila prej dy vitesh e shembur nuk ka asnjë shenjë se do të rindërtohet .

Protesta e iniciuar dhe mbështetur nga deputetja e PD, Andia Ulliri, ja vijuar në ditën e dytë të saj pasi banorët nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet e shtetit dhe bahkia Krujë. Vetë banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën apo edhe forma të tjera të protestës nëse nuk marrin zgjidhje.

Fëmijët e Niklës kanë më shumë se dy vite pa shkollë duke u detyruar të shkojnë në shkolla të tjera larg zonës së banimit.

Kërkesat e banorëve janë mbështetur nga deputetja e PD, Andia Ulliri, e cila I është bashkuar qytetarëve në këtë nismë për të protestuar për shkollën.

640 0 18dd9d4c 8fa6 4ffc 95b7 fcd53391caca 671

Artikulli paraprakAmendamenti Basha/ Mazhoranca voton kundër paketës 50 milion euro për ushtrinë e Kosovës, kreu i PD braktis seancën
Artikulli tjetër“Teatër që i shërben vetëm Ramës”, Basha për strategjinë e Sigurisë Kombëtare: E pafalshme që një vend I NATO të zvarritet me dokumente burokratikë