Namir Lapardhaja: “Rithemelimi” ka dalë nga binarët e ligjit, duke bërë ‘lojën’ e pushtetit!

Gazetari Namir Lapardhaja në Dritare Tv ka komentuar aksionin e “Rithemelimit” sot në Parlament, duke bllokuar foltoren dhe hedhur miell mbi Gardën.

Lapardhaja tha se ky lloj aksioni i shërben vetëm qeverisë, e cila po kalon ligje pa problem, me një opozitë të dobët e cila kërkon të bëjë vetëm show.

“Forma që ka opozita për të rrëzuar Ramën, nuk është mielli. Punonjësit e gardës nuk kanë bërë asgjë, që ata t’i hedhin miell. Koha ka treguar se opozita nuk po fiton asgjë, përkundrazi mazhoranca po fiton dita-ditës. Deputetët e Rithemelimit bëjnë show, mazhoranca kalon ligje pa problem. “Rithemelimi” ka dalë nga binarët, edhe nga ato të ligjit. Është shndërruar në grupacion që bën ‘lojën’ e pushteti, regjimi nuk rrëzohet me miell. Ata kanë kuptuar se duke bërë show në Kuvend, tërheqin vëmendjen e qytetarëve. Kjo opozitë garën nuk e ka me qeverinë, por brenda saj, se kush tërheq më shumë vëmendje për show.”

I pyetur për akuzat e Arben Ahmetaj, Lapardhaja u shpreh se ai duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, që ato të kenë vlerë, përkundrazi askush nga ne nuk ka pritur ta marrë vesh nga Ahmetaj se sa i korruptuar është Edi Rama.

Sipas tij, nuk mund të ketë kryeministër të ndershëm me një qeveri të korruptuar, duke theksuar se Ahmetaj ka qenë numri dy i PS.

“Ahmetaj është ish-numri 2 i qeverisë Rama. Nuk mund të ketë një qeveri të korruptuar me një kryeministër të ndershëm. Edi Rama dhe qeveria e tij kanë rënë. Kontributi më i madh që mund të ketë Ahemtaj, është duke u kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, jo të dalë në intervistë vetëm për akuza.

E vetmja vlerë që ka sot, është se akuzat politike mund të kthehen në penale, nëse ai do të bashkëpunojë me drejtësinë. Do të ishte kontribut i jashtëzakonshëm për shqiptarët. Ne e dimë se sa e korruptuar është qeveria Rama, nuk ka vlerë të na i thotë Ahmetaj. Problemi i këtyre nuk është Rama, por SPAK-u, pasi rënia e Berishës, automakisht të çon në gjykimin e kryeministrit, ndaj kanë lojën mes vete”, tha Lapardhaja.

Artikulli paraprakSterilizimi, SPAK sekuestron pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj
Artikulli tjetërMashtrimi me vizat amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Aplikimet dorëzojini vetë! Tregoni kujdes edhe me “konsulentët” apo agjencitë në rrjetet sociale