Në mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj, i ka tërhequr vëmendjen kolegut socialist Damian Gjiknuri duke i thënë se po flet më shumë seç duhet.
Gjiknuri e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se foli në emër të Komisionit, por Alibeaj i kërkoi të flasë në emrin e tij, pasi marrja e kohës së grupeve të Shoqërisë Civile është e pahijshme.
Alibeaj: Jemi të dy bashkëkryetarë, që do të thotë i kemi të drejtat edhe në drejtimin e Komisionit, duhet të vendosim se janë të ndara përgjysmë. Sapo harxhuat më shumë kohë sesa premtuat.
Gjiknuri: U vu në pikëpyetje roli… Një nga detyrat e bashkëkryetarit është t’i japi legjitimitet dhe organit i cili qëndron dhe unë si bashkëkryetar mendova se fola dhe në emër të të tjerëve, megjithatë edhe kjo është bashkë drejtim.
Alibeaj: Flisni në emrin tuaj sepse nuk është e hijshme që ne i thërrasim organizatat e Shoqërisë Civile dhe pastaj t’i agresojmë në një farë mënyrë, nuk do të ishte e ndershme. As unë mund të mos jem dakord me konsideratat që Gogo tha në lidhje me procesin politik, por ne duhet ta dëgjojmë.