Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se kryeministri Rama është komod me kodin aktual zgjedhor dhe me votuesit që ndodhen në Shqipërii
Më tej Kalemaj tha se propozimet politike që ka sjellë Basha për “Zgjedhoren” janë të shkëlqyeshme.
Unë gjykoj tek propozimet politike. Propozimet politike që ai ka sjellë si paketë janë të shkëlqyera. Janë të njëjtat propozime politike që i ka dhe Nisma Thurje, i ka dhe Gon Duka, i ka dhe Mediu, i ka dhe Shehi. Se del Shehi dhe thotë “federatë” po del dhe Gon Duka me Mediun dhe thotë “federatë” dhe tani nuk bien dakord me njëri-tjetrin. Dalin këto dhe thonë lista të hapura të gjitha palët por nuk bien dakord për ta propozuar se secili ka dëshirë që të jetë vetë ai që do ta kalërojë politikisht këtë çështje, kjo është me vete.
Sjell përmbysje të autokracisë. Vërtetë ajo teorikisht është 40%, por të them 20% se jo të gjithë kanë interesin, apo dëshirë për të marrë pjesë në procesin e votimit, apo t’iu mundësohet kjo votë