Zgjaten afatet e paraburgimit për personat nën hetim për koncesionin e sterilizimit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK, për zgjatjen e afateve të paraburgimit për personat nën hetim për koncesionin e sterilizimit.

Kokretisht afati i paraburgimit është zgjatur për Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 264 pika 2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 95, datë 09.02.2024, vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për personat nën hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, duke filluar ky afat nga data 17.02.2024 deri në datën 01.04.2024”-njofton SPAK.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Artikulli paraprakNdryshon ligji në Greqi: 50% e plazhit pa pagesë, privatëve u caktohen kufij
Artikulli tjetërDASH konfirmon vizitën e Blinken në Tiranë, zbulohet agjenda e Sekretarit Amerikan të Shtetit