DASH konfirmon vizitën e Blinken në Tiranë, zbulohet agjenda e Sekretarit Amerikan të Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar vizitën e Sekretarit Amerikan, Antony Blinken në Tiranë.

Blinken do të vizitojë Europën nga 14 deri më 17 shkurt dhe pritet që të ndalojë në Tiranë dhe në Mynih.

Siç bëhet e ditur, në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të riafrimojë lidhjet e forta të partneritetit SHBA-Shqipëri.

DASH e cilëson Shqipërinë si një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por edhe një aleat të fuqishëm në mbrojtjen e sovranitetit të Ukrainës.

Ndërsa, në Mynih, Blinken do të marrë pjesë në në Konferencën e Sigurisë së Mynihut si pjesë e delegacionit të SHBA-së.

Përgjigja nga Departamenti Amerikan i Shtetit:

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë ngushtësinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Në Mynih, Sekretari Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut si pjesë e delegacionit të SHBA-së të kryesuar nga Zëvendës Presidentja Kamala Harris. Sekretari do të zhvillojë takime dypalëshe për të nënvizuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, për të vazhduar diskutimet me partnerët se si mund të arrihet paqja dhe siguria e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë transatlantike. Sekretari Blinken do t’i bashkohet gjithashtu partnerëve ndërkombëtarë në një forum publik mbi multilateralizmin.”

Artikulli paraprakZgjaten afatet e paraburgimit për personat nën hetim për koncesionin e sterilizimit
Artikulli tjetërKreshnik Spahiu: PD nisi si parti e të burgosurve politik, mbaroi si e të burgosurve ordinerë