Kreu i PD-së, Lulzim Bashës, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD Krujë, ku në një sallë të mbushur plot me demokratë përshëndeti dhe foli për alternativën e Partisë Demokratike jo vetëm për Krujën, por për të gjithë Shqipërinë.
Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se “Partia Demokratike ndodhet në këtë sallë me një vullnet për t’iu kthyer idealeve për të cilat lindëm. Dhe ideali më kryesor është ai i lirisë. I lirisë politike, i lirisë ekonomike dhe i lirisë së gjithanshme. Gjëja e parë dhe parë dhe kryesore që duhet të bëjmë është t’iu themi shqiptarëve se si do ta nxjerrim Shqipërinë nga kontrolli absolut e përqendrimit politikë, e përqendrimit të pushtetit ekonomik në duart e një pakice absolute. Dhe kur në një anë kur kjo 13 politikanësh dhe oligarkësh pasurohen, në anën tjetër një shumicë shqiptarësh varfërohen. Njëra duhet ta lëshojë rrugën. Ose shumica e shqiptarëve, ose rruga tjetër dhe e vetme largimi i kësaj politike dhe i kësaj oligarkie”.