Basha: Në vend që të kemi investime, kemi një tufë hajdutësh në krye që na vjedhin përditë

Në Krujë, Basha u ndal edhe tek afera e inceneratorëve dhe çështja e tërmetit.

Për inceneratorët dhe korrupsionin qeveritar, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha:

“Ju keni dëgjuar për aferën e inceneratorëve, mbi 460 milionë euro. 460 milionë euro është një shumë fantastike për çdo vend jo më për një vend të vogël si Shqipëria. Dhe ta përkthejmë këtë në 3 apo 4 vite subvencione që do të ndohmonin direkt për nxjerrjen nga varfëria dhe rritjen e nivelit ekonomik të mbi 800 000 shqiptarëve që jetojnë me bujqësi dhe blegtori. 460 milionë euro, janë 230 shkolla të reja. 460 milionë euro, janë të paktën 8 spitale sa QSUT-ja. 460 milionë euro, është përfundimi i të gjithë akseve rrugore të Shqipërisë duke përfshirë edhe rrugën historike Krujë-Tiranë. Por duke perifrazuar një shaka paksa vulgare që qarkullon në popull, në vend që t’I kemi të gjitha këto investime, kemi një tufë me hajdutë në krye që I kanë vjedhur këto para dhe vazhdojnë t’i vjedhin”.

Përsa i përket çështjes së tërmetit, Basha tha se ndonëse pallatet kanë mbaruar, ato mbahen nga qeveria për t’i zvarritur njerëzit dhe për t’i përdorur për fushatë elektorale.

“Deputetët që ndjekin çështejet e tërmetit më thanë që pallatet në Krujë kanë mbaruar, por nuk ua japin çelësat. Duan t’i zvarrisin deri sa të vijnë zgjedhjet e t’i mbajnë me gënjeshtra dhe nuk ua japin çelësat për të hyrë brenda atyre që ju shemb çatia mbi kokë. Duke i trajtuar këto ndërtime që janë bërë me taksat e shqiptarëve ose nga taksat e aleatëve tanë, i trajtojnë sikur janë pronë e tyre. Kjo është diçka e përbindshme që meriton jo vetëm rrevoltën por edhe qëndrimin tonë në krah tëçdo organizimi, qoftë ky edhe me denoncime në SPAK.”

Artikulli paraprak“PD në krah të SPAK pa kushte”- Basha: Nëse thua Rama është më i korruptuari në planet, pastaj SKAPI është organizatë kriminale…
Artikulli tjetërÇfarë mund të tregojë fyrja e tepërt e stomakut për shëndetin