Kreu i PD, Lulzim Basha, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së dega Vlorë. Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat, Basha, shprehu vlerësimin e tij për njerëzit dhe demokratët që kanë sakrifikuar gjatë kësaj periudhe dhe tha se në një moment kur ishte e lehtë të tërhiqeshe dhe në një moment kur nuk ishte e vështirë të humbje rrugën, demokratët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë ditën të kishin orientimin dhe busullën e duhur
“Vlora dhe vlonjatët kanë ditur t’i vlerësojnë gjithmonë në hitori, njerëzit të cilët kanë sakrifikuar nga vetja për diçka më të madhe se vetja. Këtë bënë dhe demokratët në Vlorë. Në një moment kur ishte leht të tërrhiqeshin pas, në një moment kur nuk ishte e vështirë të humbje rrugën, e bashkë me të edhe arsyen edhe motivimin, edhe vet orientimin ose busullën politike, siç e humbën shumë nga ata të cilët ne i kishim vendosur në piedestal. Siç e humbën shumë ata që janë krusur nga pasha e medaljeve të marra nga demokratët, por që në ditën më të vështirë të PD nuk u gjendën aty as për demokratët, as për votuesit tanë as për vlerat e familjes tonë.” – tha Basha.
Më tej Basha tha se forca e PD-së nuk qëndron tek njëshi, por tek motivi i bashkimit për t’i shërbyer njerëzve.
“Koha tregoi diçka tjetër, se forca e vërtetë e kësaj force politike nuk qëndroi kurrë tek njëshi, apo te dyshi apo te treshi. Me meritë apo pa meritë, siç me të drejt ka evidentuar analiza politike e këtyre muajve në degët e ndryshme të Shqipërisë. Forca e vërtetë e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë motivi I bashkimit në këtë familje, që është t’I shërbejmë njerëzve, të jemi këtu me njerëzit dhe për njerëzit. Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët. Janë nejrëzit të cilët i përkasin familjeve të mëdha të Vlorës, të cilët janë pronarët, të përndjekurit, intelektualëve, profesionistëve, përfaqësuesve të sipërmarrjes.”