“Nëse do t’i dorëzoheshim epsheve të pushtetit do ishte shumë e thjesht. Kriteri i parë, ska nevojë për zgjedhje për kryetar, s’ka nevojë për zgjedhje për kryesi. Kush e ka zërin më të fortë, kush shan më shumë ai do jetë i pari. I dyti që shan më shumë do jetë i dyti, sharësit më të mëdhenj do të jenë kandidatët për deputet dhe filozofia jonë do të jetë në kundër të gjithëve sepse ne jemi shpëtimi. Kjo rrugë e rreme ka krijuar të këqijat më të mëdha për shoqërinë. Kështu lindi komunizmi. Kjo përqasje përjashtuese, nihiliste negativiste pa asnjë alternativë përveç sulmit, është fara për të krijuar një të keqe tjetër siç është e keqja aktuale.” – u shpreh Basha nga Vlora.
Më tej ai tha se nga PD-ja shqiptarët presin alternativën, në mënyrë që Shqipëria të mos të vijojë zbrasjen e saj nga rinia dhe nga humbja e shpresës.
“Ndaj nga ne pritet alternativa. Është keq, e dimë të gjithë, zi e më zi e dinë të gjithë, është sbrazur Shqipëria, e dinë të gjithë, nuk ka shpresë për rininë, e dinë të gjithë, ku qëndrojmë ne si demokratë? Dhe të çiresh nga mëngjesi në darkë, të tregosh me gisht ata që kemi 10 vite që i tregojmë dhe i denoncojmë, këtu nuk ka asgjë të re. Por ne jmi këtu bashkë jo thjesht sepse i mbijetuam një rebeshi të padrejtë, ne jemi këtu sepse po formësojmë dhe po ndërtojmë të ardhmen. Jo thjesht për PD, por për të gjithë shqiptarët. Dhe në mënyrë që këtë detyrë ta kryejmë ashtu siç presin shqiptarët, na duhet përveç denoncimeve të kemi qëndrime të qarta para tyre. Dhe denoncimet nga një parti politike nga ato të medias, ndryshojnë kur partë politike përveç denoncimit kërkojnë llogari për përgjegjësit. Në hapësira që i lejon ligji dhe një prej tyre është hapësira parlamentare e cila është bllokuar për 4 muaj për interesa personale. Kështu arrogance e qeverisë shtohet, ligjet ndryshohen sipas qejfit të kryesministrit brenda 5 minutave për shkak të një zgjedhje të gabuar dhe katastrofike që duhet të marrë fund një orë e më parë.”