Nga Saranda, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të këtij qyteti, kreu demokrat ka sulmuar Edi Ramën dhe qeverinë, të cilët, sipas Bashës, tani që SPAK ka filluar të japë rezultatet e para në raport me pandëshkueshmërinë, ata kujtohen për të krijuar komisione apo instrumenta për të matur performancën e institucioneve të reja të drejtësisë.
“Tani që SPAK-u ka filluar të jap rezultatet e para në raport me pandëshkueshmërinë, tani kujtohet Edi Rama dhe qeveria e tij të krijoj komisione apo instrumenta për të matur performancën e instiucioneve të drejtësisë në raport me të drejtat e njeriut. Dhunuesi më sistematik i të drejtave të njeriut në Shqipëri, dhunuesi më masiv I të drejtave të njeriut që nga koha e Enver Hoxhës, po na jep leksione se si të mbrojmë të drejtat e njeriut nga drejtësia.”
“Është hipokrizi e klasit të parë. Edi Ramës nuk I është bërë vonë kurrë për të drejtat e njeriut as kur ka shembur dhe ka sekuestruar pronat e ligjshme të shqiptarëve, as kur ka larguar nga puna me mijëra punonjës të administratës vetëm se nuk I takonin bindjeve politike të partisë së tij, as kur ka burgosur dhe arrestuar, gjobitur qytetarë për mëkatin e vetëm se kërkonin të mbanin ngrohtë vatrat e tyre, apo të ushqenin prindërit e tyre, apo t’i shërbenin të sëmurëve të tyre. Arsyeja e vetme që ai shqetësohet janë të drejtat e të korruptuarve të tij.” – ka vijuar më tej Basha.