Ndërkohë që në të gjithë vendin gripi stinor shënon kulmin e tij, të shtuara ndjeshëm janë edhe rastet e gripit të syrit.
Kryesisht më të prekur janë fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Mjekët vërejnë që në 10 fëmijë 5 janë të prekur nga gripi i syrit.
Neglizhenca, por edhe përdorimi i mjekimeve të gabuara pa rekomandimin e mjekut kanë çuar në përkeqësimin e simptomave, për pasojë edhe kurimi është më i zgjatur në kohë.
Mjekët këshillojnë të mos neglizhohen simptomat fillestare si kruarje dhe skuqje e syrit. Duke qenë se infeksioni është ngjitës kërkohet izolim të rasteve në shtëpi dhe kujdes maksimal për higjienën.