Djali i kishte thyer brinjët, u raportua si ngjarja aksidentale, zbardhet shkaku i vdekjes së 75-vjeçares! Në pranga 35-vjeçari (EMRI)

Policia ka zbardhur shkakun e vdekjes së një të moshuare, ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale. Zyrtarisht për këtë ngjarje, policia thotë se ka arrestuar 35-vjeçarin Ndriçim Sokoli, djalin e viktimës.

 

Blutë e qytetit të Kavajës thonë se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ekzepertiza mjekoligjore ka dalë në konkluzion se 75 vjecares i jane gjetur brinje te thyera dhe hematome ne mushkeri.

“Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës”, sqaron policia.

 

Njoftimi:

Vrau nënën e tij, nëpërmjet dhunës fizike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.

Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTragjedia e luftës ruse në Ukrainë mbërrin në skenën e çmimeve “Oscar”! “20 ditë në Mariupol” në garë për titullin e dokumentarit më të mirë
Artikulli tjetër“PD, partia e vetme në Shqipëri që mbështet pa kushte SPAK-un”/ Basha: T’i jepet fund pandëshkueshmërisë