Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit në Dimal solli në vëmendje sërish Trekëndëshin e Bermudës, duke theksuar se për interesa personale kanë marrë peng Shqipërinë.
Në fjalën e tij, Basha u shpreh se këta persona kanë frikë se po u vjen dita e përballjes me të vërtetën dhe me ligjin. Sipas tij, frika nga drejtësia i ka detyruar që të sulmojnë dhe intimidojnë Prokurorinë e Posaçme
“Të tregojmë me vepra diferencën mes nesh dhe moçalit të Bermudës, moçalit të interesave personave, të interesave të tarafeve politike, ekonomike dhe kriminale ku zhgërryhen tash e 34 vjet të njëjtët aktore që kanë marrë peng Shqipërinë, kanë marrë peng të ardhmen e vendit, po përzënë fëmijët dhe të rinjtë vetëm për pasurimit tyre, për hir të pushtetit të tyre, apo për hir të anktheve që kanë se shumë shpejt do të vijë dita e përballje me të vërtetën dhe ligjin. Të ngjashmit e tyre në vende fqinj, tashmë anëtare të BE janë përballur me ligjin dhe kjo është një rrugë pa kthim, si rruga e Shqipërisë evropiane.
Meraku që kanë është një ofensive ndaj SPAK për ta kërcënuar dhe intimiduar. Nuk ka kaluar 10 ditë që kur zv.kryeministri i Ramës tregoi me gisht Ramën dhe Veliajn si përfitues dhe pronarë të aferës së inceneratorëce. Kjo tregon se pse i janë përveshur SPAK dhe drejtësisë. Kanë frikë dhe padiskutim që duhet të kenë frikë”, tha ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.