Mungojnë dy mijë mësues në shkallë vendi, veriu më keq. Edukata Qytetare, e vetmja lëndë ku vendet janë zënë!

Mungojnë nxënësit e dikurshmë në shumë prej shkollave të zonave rurale, apo qyteteve të vogla,  por mungojnë edhe mësuesit. Emigracioni po krijon një plagë të rëndë sociale.

Në Shqipëri, jo të gjithë nxënësit zhvillojnë mësim sipas programit të caktuar mësimor, për shkak të mungesave të mësuesve.

Një hulumtim i kryer nga Top Channel nxjerr në pah se në institucionet arsimore parauniversitare ka më shumë se 2 mijë vende të lira për mësues. “Në fillim të shkollës mungoi mësuesi i anglishtes, dy javë nuk bëmë mësim”-shprehet një nxënës.

Mungojnë dy mijë mësues në shkallë vendi, veriu më

Përveç shkollave të Divjakës, në 51 zyrat e tjera vendore arsimore të 4 Drejtorive rajonale Durrës, Lezhë, Fier, Korçë, stafi mësimor nuk është i plotë edhe pse ka kaluar gati gjysma e vitit shkollor.

Kërkohen saktësisht 2.088 arsimtarë, disa prej tyre me kontratë të përhershme e disa me kontratë të përkohshme për të zëvendësuar mësuesit me leje lindje apo me raporte administrative e mjekësore.

Nevoja më e madhe për mësues ndihet në veri të Shqipërisë, ku duket se emigracioni ka krijuar boshllëk te njohuritë e nxënësve. Institucionet arsimore në Dibër kanë 210 vende bosh për mësues, e thuajse në të njëjtën valë është edhe Kukësi me mungesën e 173 mësuesve. Cikli më i prekur në këto dy zona është arsimi fillor, por shkollat kanë problematikë edhe për punësimin e mësuesve të gjuhës angleze, të lëndës së matematikës apo edhe të informatikës.

Edhe shkollat e Tiranës vuajnë për 202 mësues, mungesa më e theksuar rezulton të jetë në zonat rurale; gjysma e kërkesës vihet re se është për mësuesit e arsimit special, pra ndihmësit për nxënësit me aftësi të kufizuara. Godinat arsimore në Durrës kanë 122 mësues më pak seç është nevoja. Në drejtorinë e Korçës, kërkesa më e lartë është për shkollat e Skraparit; ndërsa Cërriku ka mungesë vetëm 5 mësues. Edhe zyra arsimore e Fierit kërkon mësues kryesisht të muzikës në shkollën artistike.

Mungojnë dy mijë mësues në shkallë vendi, veriu më

Ironikisht bie në se vetëm edukata qytetare është e plotësuar 100% me mësues. Ministria e arsimit po piloton për herë të parë këtë vit shkollor mësuesit në dispozicion që duhet të jenë të gatshëm për zëvendësimin e mungesave kudo që janë, mirëpo nxënësit nuk e kanë ndjerë këtë ndryshim. “Nëse mungon dalim një orë më parë”- shprehen nxënësit.

Mungojnë dy mijë mësues në shkallë vendi, veriu më

Qeveria premtoi se këtë vit paga mesatare e mësuesve do të shkojë në 950 Euro. por pas bluzave të bardha duket se sektori i arsimit do të jetë një sektor i cili do të vuajë pasojat e politikave të gabuara që janë ndjekur në këto  dekada.

Artikulli paraprakStatistika e tmerrshme e talentit të Gjermanisë që po ndjek Silvinjo, nuk ka fituar ende asnjë ndeshje me klubin e Bundesligës
Artikulli tjetërShqipëria, i vetmi vend në rajon që nuk ka prioritet të përdorë teknologjinë për aftësimin e njerëzve