Analisti Namir Lapardhaja thotë se nuk kemi të bëjnë me bashkim mbi parime, por mbi pazaret kur po afrohet dhe periudha e zgjedhjeve të viteve 2025.
Lapardhaja duke analizuar situatën e opozitës, në emisionin “Sot Live në Shqipëri’, takimin e djeshëm e quan shfaqje teatrale
“Nuk ka më asnjë dyshim që në PD janë formësuar dy grupime të mëdha, grupimi I Sali Berishës, nën masën e arrestit shtëpiak dhe nga ballkoni sulmon nga mëngjesi në mbrëmje SPAK e SHBA. Nga ana tjetër kemi PD që mbështet dhe inkurajon SPAK të vijojë të luftojë korrupsionin edhe në nivele të larta. Ajo që pamë dje, tregon se PD në këto dy vite ka pasur vetëm një ngjarje të madhe. Datën 9 shtator kur Lulzim Basha pas shpalljes së Berishës non grata e pezulloi nga grupi parlamentar të PD-së atë. Gjithçka tjetër është shfaqje teatrale falco. Përveçse dëmton protagonistët e këtyre ngjarjeve i jep një dëm të madh politikës shqiptare dhe i lë të kuptojnë qytetarët se politika është e pamoralshme dhe nuk mban përgjegjësi për atë që thotë dje. Nuk kishim dëgjuar politikanë të rinj të llojit të Gaz Bardhit, të bëjë akuza të rënda ndaj Sali Berishës dhe të ulet të bashkëbisedojë me të si vartës i tij dhe jo i barabartë me të.”
Por a po bashkohet opozita?
Analisti Namir Lapardhaja thotë se nuk kemi të bëjnë me bashkim mbi parime, por mbi pazaret kur po afrohet dhe periudha e zgjedhjeve të viteve 2025.
“Opozita ka vetëm dy realitete elektorale. Nëse do të bëhej fjalë për bashkim të opozitës, Gazment Bardhi duhej të shkonte në Elbasan, e Agron Gjekmarkaj në Lezhë të takonin demokratët. Këta janë deputetë si pasojë e firmës së Lulzim Bashës. Këta thonë se po bashkohet PD, por PD është e ndarë në dy grupime, një krah Berishës një kundër tij. Shqiptarët e kanë të qartë se nuk është bashkim mbi parimet, por mbi pazaret, po afrohet periudha e zgjedhjeve të viteve 2025.”