Braho: Akoma nuk e dimë pse është vendosur që të bëhet një Kod i ri Penal

Juristi, Ledio Braho i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ende nuk e dimë pse është vendosur që të ndryshohet kodi penal dhe të sillet një kod i ri penal.

Braho: Edhe Kodi Penal që kemi sot ka pësuar dhjetëra ndryshime.

Mund të jemi vendi me masat dënuese më të larta në botë sa i përket dënimit për lëndë narkotike.

Prençi: Po sjellin Kodin Penal të para 90-ës, vetëm kanë hequr agjitacionin dhe propagandën
Po bëjnë një kod të ri penal me 900 nene, ku një pjesë dërrmuese e dispozitave janë të reja.

Ne nuk kemi një komunikim publik nga ministria e Drejtësisë, për qëllimin se pse duhet të kishim një kod të ri penal.

Ne na shpërndahet në mënyrë clandestine, drafti i kodit penal por akoma nuk dimë pse kanë vendosur që ta ndryshojnë dhe të sjellin një kod të ri penal.

Artikulli paraprak‘Nga shiu në breshër’/ BIRN: Qeveria u hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura
Artikulli tjetërÇ’mesazhe do të sjellë Sekretari Blinken për opozitarizmin në Shqipëri