“SHBA do të punojë ngushtë me Serbinë dhe Kosovën për dialogun”- Joe Biden letër Vuçiç: Me rëndësi të dënohet lufta brutale e Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka inkurajuar Serbinë të marrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën, teksa i ka përmendur se për normalizim të shpejtë duhet të përfshihen edhe kompromiset nëse është e nevojshme.

 

Në një letër drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, Bideni ka garantuar se SHBA-ja do të punojë ngushtë me Serbinë e Kosovën dhe Bashkimin Evropian në dialog.

“Me zgjedhjet pas jush, inkurajoj Serbinë të ecë përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromisin kur është e nevojshme, në mënyrë që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet ndër të tjera në letrën e Bidenit për Vuçiçin.

Presidenti amerikan ka vërë në dukje se Serbia, nën udhëheqjen e Vuçiçit, i është bashkuar 140 vendeve demokratike të botës në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë

“Është e rëndësishme që të mbetemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe ta dënojmë luftën brutale të Rusisë”, vijon letra e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka inkurajuar Serbinë të marrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën, teksa i ka përmendur se për normalizim të shpejtë duhet të përfshihen edhe kompromiset po që se është e nevojshme.

Në një letër drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, Bideni ka garantuar se SHBA-ja do të punojë ngushtë me Serbinë e Kosovën dhe Bashkimin Evropian në dialog.

“Me zgjedhjet pas jush, inkurajoj Serbinë të ecë përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromisin kur është e nevojshme, në mënyrë që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet ndër të tjera në letrën e Bidenit për Vuçiçin, raporton Koha.net.

Presidenti amerikan ka vërë në dukje se Serbia, nën udhëheqjen e Vuçiçit, i është bashkuar 140 vendeve demokratike të botës në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Është e rëndësishme që të mbetemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe ta dënojmë luftën brutale të Rusisë”, vijon letra e tij.

Artikulli paraprak“Mes librave mbante revole dhe njihte 9 gjuhë të huaja”, gazetari rrëfen udhëtimin nga Vjena në Shkodër me Ndre Mjedën: Hapi krahët nga malli! Sapo u shfaq liqeni…
Artikulli tjetërGjykata e Apelit vendosi se ish-presidenti nuk gëzon imunitet/ Analiza e DW: A mund të ndiqet penalisht Donald Trump për veprimet e tij?