Flutura Açka për vizitën e Yuri Kim në Shqipëri: Ajo u kthye dhe ne PSE-në e dimë!

Yuri Kim rikthehet në Shqipëri. Këtë herë jo nën petkun e ambasadores së SHBA-së në Tiranë por si Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo shoqëron sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në ndalesën e tij 8 orëshe në Tiranë.

Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, nënkryetarja e PD-së, Flutura Açka, shkruan se “u kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë!”

Deputetja e PD-së, shkruan më tej se për 33 vite Shqipëria u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformuan demokracinë.

“Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë-egjeu në brigjet e civilizimit.” – përfundon nënkryetarja e PD, Açka.

Më poshtë postimi i plotë:

She is back! And we know why.

U kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë!

Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare.

Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë-egjeu në brigjet e civilizimit.

Artikulli paraprakShqiptarët ikin masivisht, mijëra apartamente bosh, çmimet rriten çdo vit! Kush po i blen apartamentet në Tiranë?
Artikulli tjetërEmigrimi i të rinjve dhe rënia e lindjeve, statistikat e Eurostat: Shqipëria po plaket më shpejt se gjithë Europa