Zbulohen arbitrat e derbit Partizani-Tirana, FSHF i beson për herë të parë…

FSHF i beson për herë të parë derbin e kryeqytetit arbitrit nga Patosi, Olsid Ferataj.

Në mungesë të Enea Jorgjit dhe Eldorian Hamitit, të angazhuar në Ligën e Konferencës, disenjatori i arbitrave, Sokol Jareci, ka “snobuar” alternativat e tjera që mbajnë stemën e FIFA-s si Juxhin Xhaja dhe Florian Lata, duke surprizuar me Ferataj.

Ndërkohë asistentë do të jenë Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla, ndërsa në VAR Kreshnik Bajramaj. Ndeshja Partizani-Tirana luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Arbitër kryesor: Olsid Ferataj;

Anësorë: Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla;

VAR: Kreshnik Bajramaj

Artikulli paraprakNë shkelje të ligjit, Spartak Kovaçi i jep babait tenderin e Rindërtimit… zbardhen detajet, nga ngritja në detyrë te ‘lindja’ e kërkesës
Artikulli tjetërSHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë